
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se janë rritur çmimet e prodhimeve bujqësore.
Sipas të dhënave që ka prezantuar ASK-ja për tremujorin e parë të 2024-së, shihet se çmimet janë rritur për prodhimet bimore, drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Pos tyre shihet se çmimet janë rritur edhe për prodhimet blegtorale si qumësht, vezë dhe mjaltë, shkruan Frontonline.
Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.
Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.
Ky është njoftimi i plotë nga ASK-ja.
Komunikatë për Media – Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM1 2024
