“Askush askujt nuk po ia cenon të drejtën e votës”, Kurti paraqet rezolutën para deputetëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Askush askujt nuk po ia cenon të drejtën e votës”, Kurti paraqet rezolutën para deputetëve

14:52 | 15 Janar 2022

Kurti paraqet rezolutën para deputetëve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kushtetuta e Kosovës përcakton se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Ai në seancën e jashtëzakonshme për referendumin serb ka thënë se votimi mund të bëhet përmes zyrës ndërlidhëse ose postës.

Tha se nuk po ia cënon askujt të drejtën e votës.

“Askush askujt nuk po i cenon të drejtën e votës, thjesht nisur nga fakti që detyrën e ambasadës së Serbisë në Kosovë e ushtron zyra ndërlidhëse në Prishtinë, votimi për referendum mund të bëhet në këtë zyrë në pajtim me ligjin e Kushtetutën tonë. Serbët e Kosovës në këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por brenda vendit. Problemi nisë nga Kushtetuta e Serbisë që Kosovën e trajton si njësi brenda saj, Kushtetutë që daton më herët se shpallja e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Pëlqimi i autoriteteve nuk është mbi ligjin. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si i tillë”.

Kurti ka paraqitur rezolutën për votim me arsyetimin për ta bërë të qartë qëndrimin kundër që të mbahet referendumi serb në Kosovë, të të gjithë spektrit politik të Kosovës.

“Kuvendi duke u mbështetur në Kushtetutë, nuk e njohin të drejtën e një shteti për të organizuar në mënyrë të njëanshme referendum në territorin sovran të një shtetit tjetër, duke e e sjellë në vëmendje rezolutën e Kuvendit të 15 marsit 2012, duke ritheksuar zotimin e Kosovës për garantimin e të drejtave kushtetuesve dhe shtetasve të saj, duke riafirmuar përkushtimin e institucioneve që qytetarët me dyshtetësi të realizojnë të drejtat zgjedhore në përputhje me rendin në Kosovë, duke përsëritur përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë në frymën e aspiratave euroatlantike”, ka thënë Kurti.

Komento: