Askush nuk do ta besonte, ja ku po transferohet Icardi

00:00 | 12 Gusht 2019

Icardi mund të befasojë me zgjedhjen e skuadrës së re.

Juventus, Napoli, PSG dhe Reali i Madridit, ishin këto skuadrat më të interesuara të paktën në letër për Mauro Icardin, por argjentinasi mund të zgjedh një tjetër destinacion.

Sulmuesi i Interit ka dalë jashtë planeve të trajnerit të zikaltërve, Antonio Conte dhe në ditët e ardhshme pritet të firmos me një tjetër skuadër.

Aktualisht, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ekipi më i interesuar është Roma.

Verdhekuqtë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Icardin. E madje, duke iu referuar këtyre burimeve, kryeqytetasit kanë bërë hapa konkret për sulmuesin, duke i ofruar plot 9 milionë euro pagë neto në sezon.

Një shifër e afërt me atë që Icardi kërkoi nga Inter, por që zikaltërit nuk ia ofruar, duke i hequr dhe shiritin e kapitenit, për ta lënë në mes të katër rrugëve.

Komento: