LDK ka mbajtur dje Kuvendin e IX Zgjedhor.
Anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, ka kërkuar publikisht informacione se sa delegatë e kanë votuar Isa Mustafën për kryetar të partisë, në Kuvendin e Përgjithshëm, që u mbajt të shtunën.
Ajo ka thënë se nëse s’janë shënuar sa vota janë për, sa kundër dhe sa kanë abstenuar, votimi do të shpallet i pavlefshëm.
“Me sa vota për, sa kundër dhe sa abstenime u zgjodh dje Isa Mustafa me aklamacion në krye të LDK-së? Edhe kur zgjedhja bëhet me duar të ngritura, ato duar duhen numëruar me pedantëri dhe shënuar në procesverbal. Perndryshe votimi është i pavlefshem dhe duhet përsëritur”, ka shkruar Gërvalla e cila është vajza e Jusuf Gërvallës.
“Ndoshta dikush nga të pranishmit në sallë mund të na i tregojë numra”, ka shtuar ajo.