Chelsea ka hequr dorë përfundimisht nga interesi për ta transferuar Iscon.
Kjo pasi që spanjolli kërkon një shumë të madhe të parave në pagën e tij, raporton Daily Mail përcjell ORAinfo.
Isco thuhet se i ka rritur kërkesat e tij në pagë, pasi Paris Saint-Germain së fundmi është shpallur si një kërkues për shërbimet e tij.
Mesfushori nuk po vlerësohet aq sa duhet në Real Madrid që kur ka ardhur Santiago Solari, por ka deklaruar publikisht se është i lumtur në klub./ORAinfo/