Askush nuk e do yllin që vlen 100 milionë

15:41 | 05 Mars 2019

Edhe një yll i madh po largohet nga Real Madridi.

Me shumë mundësi ky mund të jetë sezoni i fundit i Gareth Bale tek Real Madrid.

Mirëpo e ardhmja e uellsianit nuk është shumë e sigurt se ku do të vazhdojë, pasi edhe në Premier League, skuadrat nuk janë shumë të gatshme për të paguar shërbimet e tij, si një rrogë prej 640 mijë stërlinash në javë, që ndryshe përkthehen deri në 40 milionë stërlina në vit, raporton “The Sun Football”.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat në kampin madrilen, pasi edhe përsa i përket trajnerit Santiago Solari, nuk dihet nëse do e vijojë punën e tij për sezonet e ardhshme në krye të kampinëve të Europës.

Komento: