Askush nuk e ka pritur, Kessie i kthen këtë përgjigje interesimit të Tottenahm

19:00 | 24 Janar 2022

AC Milan duhet të jetë në festë.

Franck Kessie ka refuzuar kalimin te skuadra e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori dëshiron ta respektojë kontratën me Milanin, që i skadon në qershor të këtij viti.

Kessie po kërkohet me ngulm nga Tottenhami, por mesfushori ka preferuar të mbetet në “San Siro”.

25-vjeçari tashmë ka refuzuar një ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me “Rossonerët”.

Komento: