Askush nuk e ka pritur këtë, Kane jep këtë lajm

12:19 | 20 Shkurt 2019

Harry Kane ka dhënë lajmin e madh.

Pasi pësoi një dëmtim në ligamentet e kaviljes që duhej ta kishte mbajtur jashtë fushës deri në përfundim të muajit mars, sulmuesi anglez i Totenham ka djegur të gjitha parashikimet dhe etapat e rekuperimit.

Aq sa mund të jetë në dispozicion të trajnerit Maurisio Poketinos që për ndeshjen ndaj Barnlit, në program për datën 23 shkurt, sikurse raportoi vetë tekniku argjentinas.

“Kejn po rekuperohet, ndodhet këtu dhe është mirë. Është që tani thuajse gati për të luajtur, por duhet të përballemi dhe të marrim vendimin më të mirë”, deklaroi trajneri Poketino.

Nëse rekuperimi i përshpejtuar do të konfirmohej, atëherë do të nënkuptonte që “Spurs-at” mund të besojnë te qendërsulmuesi i tyre për ndeshjet e vështira kundër Çellsit dhe Arsenalit, që janë vendimtare për këtë sezon.

Komento: