
Olivier Giroud pritet të largohet nga Chelsea. Ai pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi francez e ka nisur vetëm një ndeshje nga fillimi në katër të tilla në Premierligë këtë sezon.
32 vjeçari përfundoi në bankinë edhe në barazimin 2:2 ndaj Sheffield United.
Edhe pse nuk po e mendon largimin e menjëhershëm, ish-futbollisti i Arsenalit po e konsideron lëvizjen drejt MLS-së në vitet e ardhshme.
“MLS, për familjen time, fëmijët e mi që flasin anglisht, është interesante”, është shprehur 32 vjeçari për “RMC Sport”.
“Vitin tjetër? Pas dy vjetësh? Nuk e di kur, por natyrisht se pas kontratës me Chelsean do të jem i hapur për një sfidë finale”, ka përfunduar përfaqësuesi francez.