Franck Ribery pranë transferimit në Lindje të Mesme.
Ish-sulmuesi anësor i Bayern Muenchenit, Franck Ribery, pritet t’i bashkohet një skuadre në Katar apo Arabi Saudite, raportoi gazeta “Bild”.
Ribery 36-vjeçar është larguar nga Bayerni në fund të stinorit, pasi i ka skaduar kontrata dhe ai është lojtar i lirë.
Ribery është kërkuar nga Eintracht Frankfurti, mirëpo ai do të vazhdojë karrierën në Lindje të Mesme.
Është bërë e ditur se ai u është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe së shpejti do të zyrtarizohet te skuadra e re.