Askush nuk e kishte menduar, kështu u prit Messi në Torino! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Askush nuk e kishte menduar, kështu u prit Messi në Torino!

09:42 | 28 Tetor 2020

Leo Messi me shokë ka zbritur në Itali.

Rreth 100 tifozë, të cilët nuk kishin vendosur maska, e priten Barcelonën dhe Lionel Messin në hotelin e tyre në Torino të martën, para ndeshjes së sotme kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është nikoqir i Barçës sonte në Allianz Stadium, në një ndeshje të Grupit G që nis në orën 21:00.

Kampioni italian do të jetë pa Cristiano Ronaldon, i cili ende nuk është shëruar nga koronavirusi, si dhe pa Giorgio Chiellinin e lënduar, ndërkohë Leonardo Bonucci është në dyshim.

Ndërkohë, ekipi i Barcelonës mbërriti në qendër të Torinos të martën në mbrëmje, raporton Express.

Messi dhe Barcelona u mirëpritën nga rreth 100 tifozë të moshës mes 16 dhe 18 vjeçe, por vetëm pak prej tyre bartnin maska mbrojtëse të virusit.

Vetëm dje, në Itali u shënuan 21.994 raste të reja me Covid-19.

Turma e të rinjve u mbikëqyr nga vetëm dy policë, por askush nuk u lejua të ketë kontakt fizik me Messin apo bashkëlojtarët e tij.

Komento: