Një emër i ri është shfaqur në radarin e gjigantit nga Serie A Napolit.
Fjala është për Gremio Everton Soares i cili mund të transferohet të Napoli.
Ylli brazilian shkëlqeu në Copa America duke fituar vëmendjen e klubeve të mëdha, duke përfshirë edhe Arsenalin.
Por gjiganti anglez në fund e transferoi Nicolas Pepe nga Lille, duke hequr dorë nga braziliani, përcjell ORAinfo.
E tani Napoli është në pozitë të mirë për ta transferuar Everton. Mbetet të shihet sa do të jetë serioze oferta e Napolit për yllin brazilian.
Kujtojmë që interesim për Everton kishte shprehur edhe Milan, por pa ndonjë ofertë konkrete. /ORAinfo/