
Pietro Pellegri, mund t’i bashkohet Genoas në janar dhe AC Milan është i interesuar për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Felipe Caicedo.
Elliott Management ka vendosur që investimi i madh në sulm do të bëhet verën e ardhshme.
Me përjashtim të kthesave të bujshme, Milani nuk do të shpenzojë për një qendërsulmues të ri. Ante Rebic, i cili do të kthehet pas një ndalese të gjatë, dhe Olivier Giroud do të konsiderohen nënshkrimet e janarit të AC Milan,përcjell ORAinfo.
Kjo nuk do të thotë që një sulmues i ri nuk do të vijë. Ibrahimovic, Giorud dhe Pellegri kanë pësuar shpesh lëndime këtë sezon duke e detyruar Piolin të përshtatë lojtarë të tjerë në pozicionin qendërsulmues. Pavarësisht problemeve fizike, dy të parët kanë shënuar gola. Pikëpyetja më e madhe lidhet me Pietro Pellegrin.
Sulmuesi italian vazhdon të jetë i prekur nga dëmtimet dhe ka dhënë pak kontribut në sulm deri më tani.

Aventura e Pellegrit në AC Milan mund të marrë fund në janar. 20-vjeçari ka gjetur pak kohë loje dhe po kërkon më shumë mundësi. Pietro Pellegri mund të kthehet në Genova kur të hapet dritarja e dimrit. MilanLive raporton se Pellegri mund t’i bashkohet klubit të tij të parë në këmbim të Felipe Caicedo./ORAinfo/