Don Balon, zbulon se sulmuesi i Paris Saint Germain, Angel Di Maria është subjekt i interesimit të Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Argjentinasi thuhet se kërkon një kthim në Spanjë dhe Camp Nou është diskutuar si një destinacion i mundshëm tjetër, me Blaugranën që janë në kërkim të përforcimeve sulmuese, përcjell ORAinfo.
Diego Simeone është gjithashtu duke konsideruar Di Maria, i cili ka shënuar 11 gola në 28 Ligue 1 ndeshje për PSG këtë sezon./ORAinfo/