Duket se së shpejti skuadra e Milanit do të bëhet me trajner të ri.
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka konfirmuar se një nga objektivat e tij është rikthimi si trajner te kuqezinjtë.
Shevchenko është sulmuesi më i suksesshëm që ka pasur Milani në 25 vitet e fundit, duke shënuar 175 gola në fanellën e tyre.
43 vjeçari po drejton ekipin kombëtar të Ukrainës, ku ka siguruar edhe kualifikimin në EURO2020.
“Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të tentohet të përfundohet sezoni”, ka deklaruar Shevchenko.
“Çdo lojtar duhet të jap gjithçka për të përfunduar sezonin. Pas kësaj, ne do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen dhe çfarë do të ketë Milani i ardhshëm”.
“Dua të kthehem te Milan si trajner i tyre një ditë. Milan gjithmonë do të jetë në zemrën time, kam një dashuri të madhe për tifozët e tyre”.