“Askush nuk më kërcënoi për ta pranuar fajin”/ Del para gjykatës i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në veri

10:05 | 29 Prill 2026
“askush-nuk-me-kercenoi-per-ta-pranuar-fajin”/-del-para-gjykates-i-dyshuari-per-sulm-ndaj-kfor-it-ne-veri

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seancë dëgjimore ndaj të dyshuarit Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj zyrtarëve të KFOR-it, në veri.

I pandehuri ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër pene dhe huliganizëm”.

Gjyqtarja Medije Bytyqi bëri me dije se Radenkoviq ka shprehur gatishmërinë për të pranuar fajësinë.

Prokuroria Speciale i ka propozuar prova Gjykatës, të cilat do të shërbejnë përgjatë procesit gjyqësor.

Nëse i akuzuari qëndron pranë vendimit për të pranuar fajësinë, Gjykata do të heqë dorë nga gjykimi, teksa Radenkoviq automatikisht do të shpallet i pafajshëm.

I pandehuri konfirmoi se askush nuk e ka kërcënuar apo detyruar të pranojë fajësinë.

Nga ana tjetër, prokurori deklaroi se marrëveshja për pranim të fajësisë është bërë pa presion dhe me mirëkuptim.

Sipas aktakuzës, Radenkoviq ka sulmuar pjesëtarë të KFOR-it, në protestat e majit të 2023-tës, në Zveçan.

Ai u arrestua më 14 janar të këtij viti.

Sa i përket veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, prokurori propozoi burgim prej 2 vitesh. Teksa, për veprën penale të pjesëmarrjes në turmë që kryen huliganizëm, prokurori propozoi burg prej 6 muajsh, që mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në vlerë prej 15 mijë eurosh./IndeksOnline/

Komento: