Askush nuk po e beson, Ronaldo të ekipi nga Serie A?!

16:58 | 03 Korrik 2022

Cristiano Ronaldo te Roma?

Disa raporte sugjerojnë se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund të ribashkohet me bashkatdhetarin e tij trajner, Jose Mourinhon, në Stadio Olimpico.

Roma, e cila u shpall kampione e Ligës së Konferencës, mund t’i paraqesë atij këto mundësi, por legjenda e ekipit, italian, Totti, tha se dyshon se do të arrihet një marrëveshje për shkak të kufizimeve financiare.

“Të jem i sinqertë, nuk kam besuar kurrë se Ronaldo vjen në Romë, sepse e di realitetin e situatës aktuale”, tha ai.

Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga Manchester United pas vetëm një sezoni në Old Trafford, raporton Goal.

37-vjeçari shënoi 24 gola për United sezonin e kaluar, por e mbylli sezonin duarbosh.

Komento: