Askush nuk po mund të besoj, ja ku pritet ta vazhdoj karrierën Ibrahimoviç

12:22 | 11 May 2020

Drejtori sportiv i Hammarbyt, Jesper Jansson, ka thënë se ka gjasa që ylli Zlatan Ibrahimoviq, të rikthehet në kampionatin e Suedisë dhe të luajë për Hammarbyn.

Ish-sulmuesi i Suedisë ka stërvitur me klubin Hammarby, ku i ka blerë 25 për qind të aksioneve në nëntor të vitit të kaluar. Ai pritet të kthehet në Milano sot.

Jansson ka përgëzuar 38-vjeçarin dhe ka thënë se prezenca e tij ka qenë anë pozitive gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Ka qenë shumë pozitive. Veçanërisht gjatë këtyre kohëve. Si për mua ashtu edhe klubin, ka qenë e mirëseardhur vëmendja dhe interesimi i mediave.

Edhe për ligën në përgjithësi”, ka thënë Jansson për “Expressen”. “Unë besoj se ka gjasa që Zlatani të luajë për ne. Por, Zlatani e vendos këtë. Kam mësuar se ai nuk thotë asgjë derisa të mos jetë qind për qind e sigurt”.

Komento: