Asnjë i vdekur dhe 1 mijë e 480 raste të reja me koronavirus

13:53 | 29 Korrik 2022

Numër i lartë i rasteve edhe sot, publikohet raporti 24 orësh.

1 mijë e 480 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 1 mijë e 435 persona.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 684.

Komento: