Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja me koronavirus

14:53 | 23 Korrik 2021

Dalin rezultatet për mbi 2 mijë mostra të testuara në 24 orët e fundit.

19 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një infografike në faqen zyrtare.

MSH’ja ka bërë me dije se këto raste janë konfirmuar pas testimit të 2 mijë e 267 mostrave.

Komento: