Asnjë i vdekur dhe 274 raste të reja me koronavirus në Kosovë

14:44 | 23 Gusht 2022

274 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit , janë regjistruar 274 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga ky virus.

Janë shëruar edhe 255 pacientë derisa numri i të shëruarve ka arritur në 263 mijë e 757.

Aktualisht në Kosovë janë tremijë e 176 raste aktive.

Komento: