Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.
Bazuar në të dhënat e fundit vendi ka regjistruar 4 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 23 mostra të dyshuara për COVID-19.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.
Aktualisht pozitiv me këtë virus janë 13 qytetarë.