Asnjë i vdekur e 35 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:03 | 12 Tetor 2021

35 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë viktimë

.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 79 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa
prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 1.051.

Njoftimi i plotë:

12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.051.

Komento: