Asnjë rast i ri me COVID-19 brenda 24 orëve

15:34 | 20 November 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, nga 42 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, MSH njofton se nuk ka asnjë të shënuar dhe gjithsej janë dy raste aktive.

Ndërsa, brenda 24 orëve nuk është vaksinuar asnjë person.

Komento: