Asnjë rast i ri me koronavirus sot në Malishevë, dy persona u shëruan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Asnjë rast i ri me koronavirus sot në Malishevë, dy persona u shëruan

00:00 | 18 Prill 2020

Në Malishevë nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus sot.

Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, ish të prekur me COVID-19, janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23 persona të shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna, nëpërmjet një komunikate.

Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, prof.Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha.

Sonte, përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19, nga Malishevë, dhe gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo: 70 të prekur, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur.

Komento: