
Në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me virusin korona.
Kështu ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një portal vendos që ka publikuar një shkrim në të cilin thuhej se është shënuar rasti i infektuar me koronavirusin, në Kosovë.
Ndryshe, dje janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta, por të gjitha kanë rezultuar negative.