Asnjë reagim nga ambasadorët, as tre ditë pas dorëheqjes së Haradinajt

20:24 | 21 July 2019

Duket se nuk do të ketë ndonjë reagim nga ambasadorët për dorëheqjen e Haradinajt.

Janë bërë tre ditë që prej se Ramush Haradinaj bëri të ditur se do të heq dorë nga posti i kryeministrit. Arsyeja pse e bëri këtë është për shkak se i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte dhe nuk ka dashur të shkojë në Hagë sikur kryeministër i vendit.

Spektri politik në një mënyrë apo tjetër ka reaguar ndaj këtij lajmi.

Por ajo që vërehet është se asnjë nga të dërguarit e shteteve mike të kosovës nuk ka reagur për lajmin që tronditi opinionin e gjerë.

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka shkruar sot në llogarinë e tij në Tëitter vetëm për vazhdim të dialogut me Serbinë. Kosnett nuk e ka përmendur direkt dorëheqjen e Haradinajt e as ftesën që e ka marrë nga Haga. Ai ka thënë se tani është koha për bisedime. Një reagim të shkurtër për largimin e kryeministrit e kanë bërë punëdhënësit e tij në Ëashington.

Departmenti i Shtetit e ka mirëpritur faktin që Haradinaj ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë.

Kosnett reagimin e tij e ka bërë me një postim ku flitet për 50 vjetorin e zbarkimit në Hënë.

Ndërkohë ende asnjë reagim nuk ka ardhur nga ambasadorët e shteteve që e përkrahin fuqishëm Kosovën sikur Gjermania, Britania e Madhe apo Franca.

Vlen të përmendet se të gjitha partitë kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Asnjë kryeministër në histori të shtetit të Kosovës nuk ka arritur të përfundojë të gjithë mandatin e tij. Nëse shteti do të futet në zgjedhje të parakohshme, do të ishte hera e gjashtë që do të mbahen zgjedhje nacionale.

Kryeministri vetë ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja.

Komento: