Asnjë skuadër nuk e do këtë lojtar të Realit

22:28 | 22 Qershor 2019

Askush nuk e do te Reali e as te ndonjë skuadër tjetër.

Real Madrid do ta ketë të vështirë për të larguar portierin 32-vjeçar Keylor Navas në merkaton e verës. Sipas “AS”, shkak është rroga e tij e lartë, 7 milionë euro në sezon. Asnjë klub tjetër përveç PSG-së nuk është në gjendje të kënaqë financiarisht portierin 32-vjeçar.

Trajneri Zinedine Zidane ia bëri të qartë portierit se ai do të jetë portier rezervë edhe sezonin e ardhshëm, pas belgut Thibaut Courtois. Për këtë arsye, palët ranë dakord që Navas të largohej në merkaton e verës.

Nga shitja e tij Reali pretendon 20 milionë euro. Gjithsesi, largimi i tij ka hasur në pengesa, pasi portieri pranon të qëndrojë edhe “i dytë” vetëm e vetëm që të përfitojë rrogën e lartë. Ndërsa Real nuk dëshiron ta mbajë. Ndaj skuadra “merengues” po mundohet të gjejë kompromisin me portierin nga Kosta Rika.

Komento: