Asnjë viktimë, ky është numri i rasteve në 24 orët e fundit me COVID-19

15:03 | 12 Korrik 2021

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 5 raste të reja të infektuara me këtë virus

.

Ndërsa, 6 persona janë shëruar nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:

12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

Në total numri i rasteve aktive është 132.

Komento: