Asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do t’u lejohet ta vizitojë Kosovën

09:57 | 04 July 2019

MPJ merr vendim që asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do të lejohet ta vizitojë Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë vendim që asnjë zyrtari nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Ky vendim është marrë si rezultat i kërcënimeve që Serbia po bënë ndaj Kosovës dhe propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetarëve.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Postimi i plotë:

Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon.

Komento: