Asnjëherë nuk shfaqet në publik, kjo është gruaja “misterioze” e Khabib

09:05 | 22 Dhjetor 2018

Është ndër personat me të famshëm në botë.

Khabib Nurmagomedov fitoi vëmendjen e të gjithë botës, pas triumfit ndaj Conor McGregor në kafazin e UFC.

Ndonëse e gjithë vëmendja është përqëndruar tek ai si triumfues, pak dihet për jetën e tij personale. Khabib, i cili është nga Dagestani, është martuar 5 vite më parë, ndërsa tashmë ka edhe dy fëmijë.

Ajo që ka rënë më shumë në sy te ndjekësit e këtij sporti dhe adhuruesit e Khabib është bashkëshortja e tij, emri i së cilës nuk është bërë asnjëherë publik.

Në një video të postuar nga dasma e tij në vitin 2013, nusja në altar është e mbuluar e tëra. Khabib është mysliman, ndërsa është edhe një praktikant i rregullt i zakoneve të vendit ku ai ka lindur dhe jeton.

Arsyet e mosshfaqjes në publik të bashkëshortes së tij lidhen me këtë fakt.

Komento: