Aston Villa fiton kunder Man Unitedit

17:21 | 06 Nëntor 2022

Unai Emery ka debutuar me fitore në stolin e trajnerit te Aston Villa.

Skuadra e drejtuar nga spanjoll shënoi fitore të madhe kundër Manchester Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në “Villa Park” përfundoi me rezultatin 3:1.

Leon Bailey (7’), Lucas Digne (11’) dhe Jacob Ramsey (49’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Ramsey (45’) ia dhuroi një gol “Djajve të Kuq” pasi shënoi autogol.

Aston Villa pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të, kurse Manchester Unitedi është i pesti me 23 pikë.

Komento: