AstraZeneca pranon rastet e rralla të trombozës nga vaksina

18:39 | 30 March 2021

AstraZeneca pranon rastet e rralla të trombozës nga vaksina.

Vaksina e AstraZeneca ishte në qendër të vëmendjes globale në javët e fundit dhe mendohet se për këtë arsye drejtuesit e kompanisë kanë vendosur t’i ndryshojnë emrin. Tashmë, ajo do të njihet si “Vaxzevria”.

Ndryshimi i emrit është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave më 25 mars, pas një kërkese të grupit farmaceutik anglo-suedez, raporton A2.

Lajmi është publikuar dhe në faqen zyrtare të EMA e cila shpalos dhe broshurën e vaksinës, ku shihet se mes efekteve anësore është listuar dhe rastet e rralla të trombozës.

Komento: