At Nikolla Xhufka thotë se Behgjet Pacolli ia dërgoi djalin që e provokoi seksualisht

20:48 | 16 Shtator 2024
at-nikolla-xhufka-thote-se-behgjet-pacolli-ia-dergoi-djalin-qe-e-provokoi-seksualisht

At Nikolla Xhufka deklaron se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, është personi që e ka provokuar seksualisht. Ai shprehet se videot e emisonit në të cilin u shfaq duke bërë biseda intime me një tjetër mashkull janë prerë.

Ai deklaron më tej se Kikën (personi që e provokoi seksualisht) ia kishte dërguar biznesmeni Behgjet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.

“Në rradhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën. Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shume i gëzuar dhe krenar. Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë.”– tha Atë Nikolla në emisionin “Zgjohu me MCN”.

Kujtojmë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, u bë i famshëm nga “Big Brother Albania 8″ ku shkaktoi edhe shumë polemika me sjelljen e tij.

 

Komento: