Ata që ia “mësyjnë” Gjermanisë duhet t’i dijë këto rregulla

23:13 | 12 March 2022

Gjermania ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese.

Shteti gjerman ka lehtësuar të gjitha rregullat e hyrjes në lidhje me Covid, nga muaji shkurt, ndërsa nga data 20 mars do të hyjnë në fuqi largimi pothuajse i të gjitha masave anti-Covid në këtë shtet.

Duke qenë se Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë hequr kohë më parë nga lista me rrëzikshmëri Covid për shtetin gjerman, kjo rrjedhimisht nënkupton se masat e hequra vlejnë edhe për kosovarët, qoftë edhe turistë në shetin gjerman.

Çfarë rregulla kërkohen për udhëtim nga Kosova drejt Gjermanisë?
Gjermania ende kërkon vaksinimin e plotë për kosovarët që nisen drejt këtij shteti, apo edhe një dëshmi e testit PRC, antigjen, shkruan albinfo.ch.

Kjo vlen për të gjithë ata me nënshtetësi kosovare dhe ata që kanë leje qëndrimi në këtë shtet.

Për turistët (ku hyn shteti i Kosovës), Këshilli Federal gjerman kërkon këto masa:

Çdo kosovar duhet të paraqesë dëshmi të imunizimit të plotë që dëshmon se në tre muajt e fundit është shëruar nga Covid.

Çdo person që është vaksinuar plotësisht me tri vaksina nuk ka nevojë për asnjë test për të hyrë në këtë shtet. Nëse nuk jeni vaksinuar plotësisht, autoritetet gjermane në hyrje ju kërkojnë një test PRC apo Antigjen, për të dëshmuar nëse jeni negativ me virusin Covid.

Cilat masa duhet t’i dini, kur të shkoni në Gjermani?

Mbajtja e maskave është e detyrushme në transportin publik, (autobusë, trena), në klinika dhe insitutcione shëndetësore dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Pra, nëse dëshironi të shkoni në Gjermani, qoftë edhe si turist, një maskë për çdo rast duhet ta mbani me vete, veçmas nëse udhëtoni në transportin publik, shkruan tutje albinfo.ch.

Ndërsa maskat nuk do të jenë të detyrushme në shkolla apo dyqane, prej datës 20 mars.

Vlen të theksohet se heqja e masave Covid në Gjermani do të jetë në fuqi deri më 23 shtator 2022 dhe pastaj do të rishikohet sërish gjendja Covid në këtë shtet.

Komento: