Koronavirus do t’i shkaktojë pasoja trupit të njeriut.
Madje edhe pacientët të cilët janë shëruar duhet patjetër më seriozisht të kujdesen për shëndetin e tyre deri në fund të jetës
Studimet e deritashme, të cilat janë marrë me efektet e coronavirusit ndaj shëndetit të njerëzve, sugjerojnë që infeksioni mund të lërë pasoja fatale.
Studimet kanë treguar që pas shërimit nga coronavirusi çdo i katërti person do të ketë kollë të pandalshme, e cila mund të zgjasë edhe deri në dhjetë javë pasi që trupi të pastrohet nga virusi, Daily Mail Online
Është e mundshme që pas shërimit nga virusi të shfaqet inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes, madje edhe nëse infeksioni fillestar është qetësuar.
Ekzistojnë shumë raporte shqetësuese që infeksioni me coronavirus mund të shkaktojë fibrozën e mushkërive, krijimin e vragave dhe dëmtimeve në indin e mushkërive.
Dr. Oëen Zeng, shef i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Spitalin Princess Margaret, ka parashikuar që disa pacientë pas shërimit nga sëmundja e coronaviusit ndoshta do të kenë funksion të ndryshuar të mushkërive, nga 20 deri në 30 për qind.
Ekspertët kardiovaskularë janë të shqetësuar që infeksioni me coronavirus mund të shkaktojë dëm të përhershëm në zemër – madje edhe njerëzve të cilët nuk kanë probleme paraprake të zemrës.
Kjo mund të çojë deri te miokarditisi, inflamacioni i muskulit të zemrës, ndërkaq dëmtimet mund të jenë të përhershme.
Vragat nga coronavirusi gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me ritmin e zemrës, theksojnë kardiologët nga Teksasi.
Vetëm në muajin e kaluar hulumtimi i Universitetit në Ëuhan, në të cilin kanë marrë pjesë 416 persona të rritur, ka treguar që një në pesë pacientë të hospitalizuar me coronavirus ka dëmtim të përhershëm të zemrës.