Aventura kuqezi e Giacomo Bonaventura ka përfunduar.
Pas 6 viteve me uniformën e Milan, kontrata e tij me kuqezinjtë ka skaduar.
Po flitet këto ditë për të ardhmen e Jack, por që nuk ka gjetur akoma klubin e gatshëm për ta pranuar.
Ndërkohë vjen refuzimi i parë nga Atalanta.
Bonaventura në ditët e kaluara do t’i ishte propozuar skuadrës së vjetër, por që siç duket e ka kaluar këtë alternativë.
Sipas Sportitalia, Atalanta nuk është aspak e interesuar për mesfushorin, duke pasur për tani prioritete të tjera në merkato.
Një lajm jo pozitiv për Bonaventurën, por që ka dy admirues të tjerë të fortë në Serinë A: qendrojnë të hapura pistat që çojnë në Torino dhe tek Benevento.
Te Benevento duket se kanë muaj që po përgatisin ofertën e kontratës për ish milanistin, ku si trajner është Pipo Inzaghi, i cili e njeh mirë lojtarin.