Atalanta dhe Roma kanë gati shkëmbimin e madh të verës

10:24 | 23 August 2022

Roma dhe Atalanta kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.

Roma mbrëmë arkëtoi tre pikët e rradhës duke mposhtur Cremonesen në Olimpico me rezultat minimal.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshe pësoi lëndim edhe Nicolo Zaniolo, një tjetër goditje kjo për Mourinhon që e humbi edhe Wijnaldum deri në Dhjetor.

Giallorosët janë të detyruar të kërkojnë përforcime të reja dhe Mourinho e ka gjetur atë te Atalanta.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roma synon transferimin e Ruslan Malinovskyi nga Atalanta.

Malinovskyi nuk është më zgjedhja e parë e Gasperinit dhe Atalanta është e hapur për shitjen e tij.

Roma do tia ofrojë Atalantës kartonin e El Sharawyt në këmbim të Malinovskyit. Gasperini është në kërkim të një sulmuesi dhe El Sharawy do të ishte goditja e duhur.

Bisedimet pritet të fillojnë brenda javës dhe sipas të gjitha gjasave ky operacion do të realizohet me sukses, shkruan Calcio Mercato.

Komento: