Atalanta ia humb shpresat Lazios për titull

23:44 | 24 Qershor 2020

Pesë gola në Bergamo, Atalanta mposht Lazion.

Atalanta dhe Lazio kanë dhënë spektakël në Bergamo.

Atalanta ka shënuar fitore të mundimshme, por me rëndësi shumë të madhe kundër skuadrës së Lazio, shkruan lajmi net.

Me përmbysje, Atalanta regjistroi një fitore 3:2, pasi gjeti veten në disavantazh prej dy golave.

Ishin (auto)golat e Marten de Roon (autogol) dhe SMS në minutat 5’ dhe 11’ që i dhanë epërsinë 0:2 skuadrës së Lazio.

Por, reagimi i Atalanta erdhi fillimisht në minutën e 36’, me golin e shënuar nga Robin Gosens, i cili ngushtoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, Ruslan Malinovsky doli në skenë në minutën e 66’, për të barazuar shifrat në 2:2.

Përmbysjen spektakolare e kompletoi Jose Luis Palomino, i cili në minutën e 80’ shënoi për 3:2, duke i siguruar Atalantas tri pikë të rëndësishme.

Skuadra nga Bergamo tashmë numëron 54 pikë dhe shkon në rrugë të mirë për një vend në Ligën e Kampionëve. Lazio në anën tjetër lëshon hapin me Juventus, duke mbetur me katër pikë prapa (62 për pozitën e dytë).

Komento: