Atalanta ja merr nga duart Milanit talentin e mesfushës!

16:40 | 26 August 2022

Atalanta ka paraqitur ofertën zyrtare për mesfushorin e lidhur me transferim të Milan

Gjatë ditëve të fundit, disa mesfushorë janë lidhur me një kalim te AC Milan dhe Aster Vranckx është një prej tyre. Megjithatë, kuqezinjtë do të duhet të veprojnë shpejt në këtë front.

Largimi i Franck Kessie ka lënë pashmangshëm një vrimë në skuadër dhe Milani ende nuk ka sjellë një zëvendësues të duhur. Tommaso Pobega mund të jetë i tillë, por i duhet ende shumë kohë për t’u përshtatur në tandemin e mesfushës.

Një nga lojtarët që janë lidhur së fundmi me Milanin është Aster Vranckx, i cili në tetor do të mbushë 20 vjeç, përcjell ORAinfo.

Sipas Calciomercato, Atalanta është gjithashtu shumë i interesuar për mesfushorin dhe madje ka paraqitur një ofertë zyrtare në Ëolfsburg: një hua të paguar me një opsion për blerje.

Skuadra e Bergamos është e prirur për të zëvendësuar Remo Freuler, i cili së fundmi iu bashkua Nottingham Forest-it dhe bisedimet me Ëolfsburg-un janë përshpejtuar.

Mbetet për t’u parë nëse Milani do të dërgoj ndonjë ofertë për të, apo nëse do të lëvizë për një objektiv tjetër. /ORAinfo/

Komento: