
Atalanta me shumë siguri, mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Napolit.
Rezultati prej 2-0 ndaj Napolit, do ta dërgonte Atalantën në finalen e Coppa Italia.
Pas golave të shënuar nga Duvan Zapata 10′ dhe Matteo Pessina pas gjashtë minutave, Atalanta po udhëheqë 2-0 ndaj Napolitanëve.
Skuadra e Gennaro Gatussos duket e pafuqishme ndaj Atalantës, të cilët kanë edhe posedimin e topit.
Me këtë rezultat, Atalanta do t’i bashkohej Juventusit për finalen e Coppa Italia, që zhvillohet më 19 maj të këtij viti.
Rikujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave është mbyllur 0-0.