
Jemi pothuajse në fund të këtij sezoni shumë të gjatë. Shumë kënaqësi, por edhe shumë vuajtje te Milano, duke përmbledhur gjithçka. Ndeshja e fundit, e diela në mbrëmje kundër Atalanta, mund të sjellë gëzim ose dhimbje për ekipin e Pioli.
Fitorja e mundshme do t’i jepte Milanit kalimin për në Ligën e Kampionëve, humbja mund të nënkuptojë vendin e pestë dhe për këtë arsye një pozitë të dobët për Ligën e Evropës.

E qartë se kuqezinjtë duan të arrijnë vendin e katërt të lakmuar, pas 7 vitesh agjërim. Pjesa më e madhe e së ardhmes së klubit kalon nga hyrja në Ligën e Kampionëve. Dhe rinovimet e dy lojtarëve të rëndësishëm si Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma gjithashtu duket se varen nga kjo.
Konfirmimi vjen nga Sky Sport: Peppe Di Stefano foli në lidhje nga Casa Milan për të shpjeguar pak situatën rreth rinovimeve të Gigio dhe Calha. Fjalët e tij të hidhura që konfirmojnë se mosvendosja në Champions League mund të bëjë që dy lojtarët të largohen nga Milano:

“Mund të jetë ndeshja e fundit e Donnarumma si dhe Calhanoglu. Pas ndeshjes kundër Atalanta, do të mbetet të kuptojmë se çfarë mund të ndodhë për të dy.
Është e sigurt që pas kampionatit njëri do të largohet për ekipin kombëtar turk dhe një për atë italian. Është ende herët për të diskutuar këtë “.