Atalanta mund bindshëm Bayer Leverkusenin

22:52 | 10 Mars 2022

Europa League: Atalanta fiton spektaklin e pesë golave në Bergamo, kundër Bayer Leverkusen.

Atalanta ka mposhtur skuadrën e Bayer Leverkusen.

Skuadra e Atalanta ka marrë fitore me rezultatin 3:2, në shtëpi kundër Bayer Leverkusen, shkruan lajmi.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi. ‘Aspirinat’ zhbllokuan rezultatin me anë të Aranguiz, në minutën e 11’.

Atalanta gjeti golin brenda dy minutave (23’, 25’) për të përmbysur gjithçka me anë të Malinovsky dhe Luis Muriel.

Muriel gjeti golin edhe në fillimin e pjesës së dytë (49’), për të çuar shifrat në 3:1 në favor të italianëve.

Gjermanët reaguan edhe një herë, me anë të Diaby në minutën e 63’, por nuk arritën më shumë se kaq.

Atalanta dhe Leverkusen do të përballen pas një jave në ‘BayArena’ për të caktuar skuadrën që kalon tutje në Europa League.

Komento: