Atasheja Amerikane: Drejtësi dhe burime të qasshme për viktimat e dhunës

17:08 | 11 Dhjetor 2024
atasheja-amerikane:-drejtesi-dhe-burime-te-qasshme-per-viktimat-e-dhunes

Atasheja e DOJ-ICITAP në Ambasadën Amerikane, Kimberly Riffe, u bashkua me liderët e Kosovës gjatë fushatës #16Ditët, e cila ka në fokus adresimin e dhunës me bazë gjinore.

Në këtë kuadër, u theksuan hapa të rëndësishëm, siç janë: politika e tolerancës zero ndaj dhunës, iniciativa të reja për mbështetjen e viktimave dhe përdorimi i monitorimit elektronik për të parandaluar krimin.

Atasheja Riffe theksoi se institucionet duhet të punojnë së bashku për të siguruar mbrojtjen e viktimave, qasjen e burimeve dhe drejtësinë e merituar.

Ajo vuri në dukje se ndërgjegjësimi, reagimi efektiv i policisë, ndjekja penale dhe sistemet korrigjuese janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë.

Komento: