“Atdheu është turpi i Kosovës”, deklaratë e papritur nga ish-konkurrentja e “Përputhen”

12:51 | 14 Mars 2021

Shqipe Hysenaj ka reaguar pasi Atdheu kishte debatin e ashpër me Antonelën.

Kjo e fundit tregoi edhe një situatë e cila ka të bëjë pikërisht me Atdheun që ka ndodhur në Prime.

Antonela tregoi se Atdheu ka qenë duke e goditur me karrige mirëpo Shqipja tha se ishte si me shaka megjithatë një sjellje e tillë ndaj një femre është e patolerueshme.

E ftuar në Shqipëria live, Shqipe Hysenaj e diskutoi gjithë situatën teksa dha edhe një mendim rreth Atdheut duke e quajtur turpi i Kosovës.

“Më hodhi karrigen thjesht për të më trembur që i bie dhunë verbale, psikologjike. Atdheu për mua është turp, është turp i Kosovës”, thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Ndryshe, pas gjithë skandalit Atdheu është pezulluar nga programi dhe nuk dihet a do të rikthehet sërish.

Komento: