Athletic Bilbao e eliminon Real Madridin nga Kupa e Mbretit

23:32 | 03 Shkurt 2022

Goli i Alex Berenguerit e ka vendosur çerekfinalen ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit.

Berengueri të enjten në mbrëmje me gjuajtje të saktë në minutën e 89-të, ia siguroi Bilbaos gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “San Mames” mes Bilbaos dhe Real Madridit përfundoi 1:0.

Në La Liga, Bilbao të hënën më 7 shkurt luan kundër Espanyolit.

Bilbao zë vendin e nëntë në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa Real Madridi është lider me 50 pikë. Është në rrugë të mirë që ta fitojë sërish La Ligën e Spanjës.

Komento: