Atifete Jahjaga nuk respekton masat e qeverisë, shetit në parqet e Kosovës

23:07 | 25 Maj 2020

Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria ka marrë disa masa.

E një prej tyre është edhe mbyllja e të gjitha parqeve në vendin tonë, shkruan ORAinfo.

Por, ky vendim duket se nuk po vlen për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, e cila sot ka bërë një shetitje në Liqenin e Jazhincës.

Këtë e ka treguar ajo vet përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Sot eca në një ndër liqenet më të bukura në malet e Sharrit – Liqeni i Jazhinces në lartësi 2180 m/lmd”- shkroi Jahjaga në postimin e saj.

Ndryshe, Atifetja një veprim të tillë e bëri edhe një javë më parë, ku shetiti shtegut të Rugovës, drejtë Liqenit të Kuqishtës dhe atij të Drelajve./ORAinfo/

Komento: