Atifete Jahjaga sfidon Thaçin, Haradinajn, Veselin, Kosnett, O’Connell, kjo është arsyeja

16:44 | 08 April 2019

Atifete Jahjaga ka sfiduar politikanët kryesor në vend.

Presidentja Atifete Jahjaga, ka kryer detyrën me të cilën është sfiduar. Ka të bëjë me sfidën më të re që po praktikohet së fundmi për të mbjellë pemë në hapësira publike.

Jahjaga ka mbjellë pemën, ndërsa ka sfiduar tre krerët shtetërorë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

Po ashtu të nominuarit e presidentes për të mbjellë një pemë janë ambasadoret e pesë shteteve të QUINT’it.

“Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Hajradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Ambasadorin Philip Kosnett, Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruair O’Connell, Ambasadorin Piero Sardi, dhe ambasadorin Didier Chabert”, ka shkruar Jahjaga.

Komento: