Atifete Jahjaga shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit

11:26 | 10 Qershor 2025
Atifete Jahjaga shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Jahjaga thotë se përkushtimi i Bukoshit për lirinë dhe shtetndërtimin, do të mbetet një pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare.

“Kosova paska humbë një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e shtetformuese siç ishte Bujar Bukoshi.  Përkushtimi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin do të mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjej thellë me familjen Bukoshi dhe me të gjithë ata që ndanë me të idealin për një Kosovë të lirë e demokratike. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, ka shkruar ajo.

Klankosova.tv mësoi se Bukoshi vdiq pas një sëmundje të gjatë në moshën 78-vjeçare.

Komento: