
Atifete Jahjaga uron nënën për ditëlindje.
Në shtëpinë e ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ka festë.
Personi më i veçantë në jetën e saj sot e feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për nënën e saj, të cilën ish presidentja e ka uruar përmes një postimi në Facebook. Ajo për nënën ka shkruar fjalë pak por domethënëse.
“Edhe 100, e shtrenjta ime”, ka shkruar ish presidentja. Në fotografinë e publikuar nënë e bijë duken shumë bukur.

